6 muaj pas lindjes, aktorja e njohur rishfaqet në super formë

Prej 6 muajsh aktorja e njohur Jessica Alba është bërë nënë për herë të tretë me bashkëshortin e saj Cash Warren.
Por si çdo nënë e re, Alba ka kaluar sfidën e heqjes së kilogramëve të marra gjatë shtatzënisë.
Ajo poston vazhdimisht video duke u stërvitur në palestër e cila e ka ndihmuar shumë në arritjen e objetivit që i ka vendosur vetes.


Aktorja ka ndarë me ndjekësit një foto pasi ka përfunduar palestrën duke pranuar se ka ende punë por ndihet krenare për atë që ka arritur.
‘Ende duhet të heq disa centimetra, kjo është sfida ime duke pasur parasysh që nuk shtova aq shumë peshë. 6 muaj pas lindjes’-ka shkruar Jessica bashkangjitur fotos ku duket një mami në super formë.

Share With:
Translate »
649 Views