Xhensila jep intervistën e parë pas lindjes: “Jam ‘kujdes kafshon’ kur bëhet fjalë për Ajkën!”

Xhensila Myrtezaj ka treguar përse deri më tani nuk kemi parë asnjë foto të vogëlushes së saj Ajka.

Në një intervistë ekskluzive për revistën “Class”, këngëtarja shprehet se Ajka është shumë e shtrenjtë për të dhe nuk do që njerëzit të mbushin rrjetet sociale me të pavërteta:

“Në botën dhe ditët e errëta ku jetojmë që njerëzit janë të etur për ca like apo material për të ushqyer veten dhe të mbushin me të pavërteta. Aq më tepër për shumë të tjerë që fshihen pas një tableti apo celulari, dhe janë vetëm dashakeqë, të gatshëm për të komentuar negativisht edhe për të mirën më të madhe. Kjo është një nga arsyet përse nuk dua të flas për të, pasi është e kulluara dhe e pastra në sytë e mi”.

Xhensila zbuloi se tani që është nënë, ndjen një ndjenjë protektive ndaj të bijës saqë është edhe “kujdes kafshon”, kur është fjalla për Ajkën.

“Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam “kujdes kafshon” kur bëhet fjalë për bijën time”.

Ajo shprehet se tani, daljet e saj me Besin janë të reduktuara dhe se asgjë nuk mund ta shijojë pa pasur pranë Ajkën.

Këngëtarja tha gjithashtu se pas 10 vitesh veten e imagjinon me një familje të madhe dhe biznesin e saj personal:

“Me një familje edhe më të madhe…Me njerëzit që dua afër vetes. Ndoshta me një biznes personal dhe padiskutim me këngë të bukura në repertorin tim”, u shpreh Xhensila.

Share With:
Translate »
847 Views