Sherr thanë?! Kate dhe Meghan fotografohen në Krishtlindje dhe duken si dy shoqe të ngushta
Është festa e Krishtlindjeve dhe ndërsa ne presim babagjyshin të na sjellë një palë çorape, familja mbretëore bëri shëtitjen e përvitshme në Sandrighgam. Pothuajse e gjithë familja mbërriti në Kishën Mary Magdalene, duke përshëndetur të gjithë të pranishmit që ndiqnin me kërshëri familjen mbretërore.
Mbi të gjitha, kjo shëtitje e famshme hodhi poshtë edhe të gjitha thashethemet se mes dy kunata marrëdhënia nuk është e mirë. Kate dhe Meghan ecnin në krah të njëra tjetrës, duke biseduar me buzën në gaz.
Kate kishte zgjedhur një pallto në ngjyrë të kuqe, ndërsa Meghan si gjithmonë nuk hiqte dorë nga ngjyra blu e errët.
Familja konsumoi edhe drekën e Krishlindjeve në Sandringham dhe gjithçka shkoi mirë e bukur.