7-vjeçari, djali i Billy Joe Saunders “sulmon” rivalin e babait | Video

Kemi parë shpesh skena kur gjatë peshimit të boksierëve situata të dalë jashtë kontrollit mes rivalëve, por këtë herë ndodhi diçka tërësisht e paparashikuar. Protagonist është bërë djali 7-vjeçar i boksierit Billy Joe Saunders, i cili ka goditur “nën brez” rivalin e babait të tij në momentin që dy boksierët do të peshoheshin. Megjithatë, ky veprim i fëmijës vetëm 7 vjeç fatmirësisht nuk ka irrituar dy palët kundërshtare. Ndeshja e boksit mes Billy Joe Saunders dhe Willie Monroe Jr do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës dhe është për titull botëror.

Share With:
Translate »
665 Views