Urimi i të bijave për mamin Albërie Hadërgjonaj | Video

Agnesa dhe Anxhelina Hadërgjonaj janë vajza me shumë fat për mamin e tyre. Jo vetëm për sakrificat që këngëtarja e njohur ka bërë për to, por edhe sepse të kesh një nënë që i ka ndërprerë marrëdhëniet me kohën është një plus që shumë pak personazhe të njohur kanë fatin ta kenë.

Por nga ana tjetër, edhe Albëria e ndien veten me fat për vajzat e saj. Ato kanë qenë gjithmonë shoqet e saj të ngushta, ndaj sa herë është larg tyre mungesa dhe malli janë të pazëvendësueshëm.

Në ditë si kjo, surprizat, sado të vogla qofshin, marrin tjetër vlerë kur bëhen me zemër. Distanca i ka vendsour shpesh në sfida, por asnjëherë Agnesa dhe Anxhelina nuk e kanë fshehur marrëdhënien e veçantë që kanë me të ëmën. Albëria, sot feston ditëlindjen. Pak vite mbi 40, por kjo nuk ka rëndësi, sepse duket gati sa gjysma e tyre. E ç’rëndësi kanë kur ajo akoma është një “Lozanjare” si atëherë kur këndonte këtë këngë në skenë? Jo më kot, edhe Agnesa ka zgjedhur ta urojë në këtë mënyrë të ëmën. Në profilin e saj në Instagram, vajza e madhe e Albëries, e cila dy vjet më parë i ka dhuruar edhe statusin e gjyshes këngëtares, ka postuar një video duke kënduar bashkë me shoqen e saj në makinë këngën “Lozonjare”: “Gëzuar ditëlindjen lozonjarja jonë”, – shkruan Agnesa.

 

Ndërsa Anxhelina, po ashtu duke postuar një video nga Instagrami, shkruan: “Gëzuar ditëlindjen mami. Jam e bekuar që të kam.”  /Revista Class

Happy birthday Mami! ❤️I'm so blessed to have you!!! @alberie_hadergjonaj

A post shared by Anxhelina (@anxhelina) on

Share With:
Translate »
2541 Views