9 vjeçarja alergjike ndaj motit të ngrohtë dhe të ftohtë. Shkak, kromozomi i rrallë

Betani Bell, 9-vjeçarja nga Nottingham, vuan nga një çrregullim i kromozomeve. Koka e saj u rrit me shpejtësi dhe iu nënështrua dy operacioneve për të reduktuar lëngun në tru. Koka e vajzës nuk është rritur siç duhet që kur ajo ishte tre muaj.

Betani Bell ka lindur me një çrregullim kromozomi të njohur si 1q4 që do të thotë se ajo sëmuret nëse temperatura e trupit luhatet.

Ka pasur vetëm 50 raste të raportuara në mbarë botën me të njëjtin problem si Bet, që nga viti 1976. Ajo ka nevojë për kujdesin e përditshëm nga prindërit Sharlot dhe Stkuart.

Bet mund të jetë me ne për disa muaj, mund të jetë me ne për 10 vjet, nuk e dimë akoma dhe jemi të shqetësuar, u shpreh nëna e saj 35 vjeçare Sharlot.

Në javën e 20 të shtatzënisë së zonjës Bell, u zbulua se kishte hydrocephalus, grumbullim të lëngjeve në tru. Foshnjës iu dha një shans 50 përqind për lindjen me aftësi të kufizuara.

Prindërit u paralajmëruan se do të kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale menjëherë pas lindjes, sepse lëngu i tepërt ushtron presion mbi trurin, gjë që mund ta dëmtonte atë.

Gjatë tre muajve të parë pas lindjes, vogëlushja ishte vazhdimisht brenda dhe jashtë spitalit derisa mjekët dhanë diagnozën kur ajo u bë 6 muajshe.

“Ishte pothuajse një lehtësim kur morëm diagnozën, pasi e dinim se çfarë shkonte keq më fëmijën tonë me fëmijën tonë.” vijoi nëna e saj.

Por tani Bet mund të bëjë një jetë edhe jashtë shpësisë pa u shqetësuar se si do të reagojë gjatë ndryshimeve të motit. Asaj ju dhurua një mbulesë e papërshkueshme nga i ftohti dhe i ngrohti. “Kjo për ne është një farë ngushëllimi”, u shpreh nëna e saj.

Share With:
Translate »
795 Views