Rezarta Shkurta i shkruan Saimir Tahirit: Të zunë haqet e mia dhe të vajzës time

Këngëtarja Rezarta Shkurta e ka nisur që në moshë të vogël karrierën e saj muzikore. Kënga e parë, dedikuar qytetit të saj të lindjes “Durrës” duket se shërbeu si një nisje shumë e mirë për bukuroshen.

Më pas, ajo mori pjesë në konkurset e bukurisë ku ka arritur të fitojë disa çmime, për t’iu rikthyer pak vite më vonë, sërish muzikës. Sot, duket sikur për të kënga është kthyer thjesht në një pasion, pasi i është dedikuar totalisht biznesit.

Pavarësisht kësaj, Rezarta nuk është “zhdukur” totalisht dhe herë pas here ka tërhequr vëmendjen e mediave me disa lajme nga jeta e saj personale. Sot është një ditë e veçantë për të. Ajo feston ditëlindjen e saj të 31. Mes urimeve të shumta për ditëlindje, të postuara në Instastory, na ka tërhequr vëmendjen mesazhi  i ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Mesazhi që Rezi ka publikuar, mesa duket është një fantazi e saj, por që mban brenda një mesazh therës. Lexojeni dhe gjykojeni vetë! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
3799 Views