‘Abortova teksa prezantoja programin’, moderatorja tregon momentin e tmerrshëm
Moderatorja britanike, Myleene Klass ka zbuluar së fundmi se ajo pësoi një abort spontan teksa po prezantonte një program të drejtpërdrejtë në radio.

Në një intervistë për revistën You, Myleene tregoi se ajo shkoi në tualet gjatë një pushimi dhe kuptoi se kishte humbur fëmijën e saj.

”Isha në ajër. Unë shkova në banjo ndërsa muzika po luante dhe kishte gjak kudo. Nuk dija çfarë të bëja”, tha moderatorja.

Myleene tregoi se kishte thirrur kolegen e saj, Lauren Laverne për ta ndihmuar.

Sot Mylenne është nënë e tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave.


