2 ditë parë lindi vajzën dhe u intubua, mjekja tregon gjendjen e 22-vjeçares nga Korça
Në spitalin “Shefqet Ndroqi” është shtruar mes shumë të rinjve, edhe në vajzë 22-vjeçe nga Korça, e cila është e intubuar. Dy ditë më parë ajo solli në jetë vajzën e saj.
Shefja e reanimacionit Alma Cani rrëfen për gazetaren Ema Shazivari të Abc News, gjendjen e saj.
“Ka rreth një javë që ka ardhur, pasi pamë që gjendja po rëndohej donim të krijonim mundësinë e lindjes së bebit. Për të realizuar me dëshirën e madhe mbijetesën realizuam lindjen në bashkëpunim me spitalin Koço Gliozheni. Tani po vazhdojmë me asistencë respiratore, eintubuar duke monitoruar në të gjitha drejtimet. Nuk kam fjalë, sepse pabesia e virusit është”, thotë mjekja.