Solli në jetë foshnjën, në gjendje të rëndë 22-vjeçarja nga Korça me Covid

Një 22-vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj tek spitali “Shefqet Ndroqi”. E reja është e infektuar me koronavirus dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë e intubuar.

Gazetarja Ema Shazivari bën të ditur se foshnja është sjellë në jetë me anë të një ndërhyrje cezariane, në bashkëpunim me spitalin “Koço Gliozheni”.

E reja ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar.

Burimi: abcnews

Share With:
Translate »
796 Views