“Uroj të vdisni në lindje”: Ofendohet rëndë 13 vjeçarja që u bë nënë

Një adoleshente është ofenduar shumë pasi mbeti shtatzënë në moshën 13 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Maddie Lambert nga Fort Worth, Texas, pranoi mesazhe duke thënë: “Shpresoj të vdesësh gjatë lindjes”.

Në mesin e shumë komenteve negative, ajo vendosi të bëhej nënë dhe të merrte në krah fëmijën e saj.

Maddie, e cila tani është 17-vjeçare, tha: “Kur unë në fakt mbeta shtatzënë, unë isha aq e frikësuar nga reagimet që do të merrja, dhe pata shumë reagime negative, shumë urrejtje. Të gjithë kishin diçka për të thënë, dhe ata nuk u përmbajtën”.

Ajo vazhdoi: “Njerëzit thoshin: ‘Ju po shkatërroni jetën tuaj’. Unë kisha njerëz që më dërguan adresën në klinikat e abortit kur isha rreth shtatë muaj shtatzënë. Dikush madje më dërgoi duke thënë ‘Shpresoj që të dy të vdisni gjatë lindjes’. E linda atë dhe thashë ‘kjo më plotëson jetën’.

“Urrejtja më bëri t’iu tregoj atyre se mund të jem nëna më e mirë ndonjëherë.”

Maddie Lambert

Vendosmëria e Maddie ka dhënë rezultat.

Ajo lindi vajzën e saj Everly tre vjet më parë dhe thotë se të qenit prind i ka “shpëtuar jetën”.

Nëna e re tha se vajza e saj ka shpëtuar jetën e saj pasi në moshën 13 vjeçare, para shtatzënisë, ajo ka luftuar me depresionin madje kishte menduar të bënte vetëvrasje.

“Kur kuptova që isha shtatzënë, kjo më dha një arsye për të luftuar”, tha ajo.

Ajo shpreson që ndarja e historisë së saj do të ndihmojë në lehtësimin e disa stigmave që rrethojnë nënat adoleshente.

Maddie Lambert

Share With:
Translate »
1455 Views