Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për masat në vend, merret vendimi për maturantët

Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë u mblodh këtë të mërkurë dhe vendosi të mos ndryshojë masat ekzistuese të marra për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

A2CNN shkruan se mbledhja e Komitetit Teknik u zhvillua këtë mesditë dhe la në fuqi të njëjtat masa për mbylljen e vendit, por maturantët do të rikthehen në ambjentet fizike të shkollës, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për provimet që do të duhet të japin në përfundim të vitit shkollor.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 2227 viktima, 31,879 të sëmurë aktive dhe 90,617 të shëruar. Ndërsa numri i të vaksinuarve, sipas ministres Ogerta Manastirliu, ka shkuar në 119,123 në total.

Masat që mbeten në fuqi:

-Vendi do të mbyllet gjatë fashës orare 20:00-06:00. 

-Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare.

-Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.

-Gjatë kësaj fashee orari nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.

-Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.

-Universitetet do të vijojnë me mësimin online.

-Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.

Share With:
Translate »
369 Views