Shkollat rifillojnë mësimin në klasa, Komiteti i Eskpertëve merr vendimin

Ditën e sotme, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve u bë me dije se duke filluar nga dita e nesërme të gjithë personat që hyjnë në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut ose nga Greqia, do të duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore.

Gjithashtu një tjetër vendim i marrë nga Komiteti është edhe rikthimi fizikisht në klasa i nxënësve të viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme. Maturantët janë rikthyer në klasa në fillim të këtij muaji dhe me përmirësimin e situatës pandemike është vendosur e njëjta gjë edhe për vitet e para dhe të dyta në gjimnaz. Ndërsa universitetet do të vijojnë mësimin online.

Masat e tjera anti-Covid të vendosura më parë mbeten të pandryshuara.

Share With:
Translate »
369 Views