Automjeti përplasi 6-vjeçarin në Don Bosko/ Apel familjarët: Na ndihmoni në shërimin e tij

Të gjithë e mbajnë aksidentin e tmerrshëm që ndodhi para pak javësh në zonën e Don Boskos, ku një automjet përplasi një fëmijë 6-vjeçar. I mituri ishte në trotuar bashkë me nënën e tij kur një 55-vjeçare, e cila drejtonte një automjet tip Opel e përplasi. Asokohe djali përfundoi në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por edhe pse kanë kaluar javë ai ende është shumë i sëmurë. Familjarët e tij në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Jeronim de Rada”, ku 6-vjeçari është në ciklin e parashkollorëve ka bërë apel për ndihmë. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ata trgojnë se për 6-vjeçarin R.Denisi është hapur një llogari bankare në Credins Bank, pasi djali është nisur në Turqi për shërbim më të specializuar mjekësor. Familjarët kërkojnë që kush do që ka mundësi të kontribuojë sado pak në shërimin e tij.

Njoftimi i familjarëve:

Familja e nxënësit tonë të parashkollorit R.Denisi, i cili u aksidentua para disa javësh nga një automjet në rrugën Don Bosko, ka hapur një llogari bankare në Credins Bank, pasi djali është nisur në Turqi për shërbim më të specializuar mjekësor. Më poshtë po ju japim të dhënat e llogarisë bankare, nësë mundeni të kontribuoni sado pak në shërimin e tij. Nr.i Llogarisë 00001495088, monedha AL (Lek) IBAN*AL86 2121 1188 000 000 0149 5088. Urojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në familje e shkollë pranë shokëve të tij.

Share With:
Translate »
642 Views