Dalin detaje të rënda: 15-vjeçarja në Mirditë dhunohej seksualisht prej katër muajsh (video)

Detaje tronditëse janë zbuluar nga rasti i përdhunimit në një fshat të Mirditës. Siç raporton për ABC gazetari Gjergj Figuri, pesë të arrestuarit kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren për katër muaj me radhë. Nga janari në prill.

Kanë qenë prindërit ata që kanë parë sjellje jo të zakonta tek vajza dhe pasi ajo u ka treguar, janë nisur për të bërë denoncimin.

Mësohet se policia ka arrestuar pesë persona nga mosha 17 deri në 44-vjeçare pasi dyshohet se me anë të shantazheve kanë detyruar 15-vjeçaren që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.

Të arrestuarit janë A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç.

Share With:
Translate »
969 Views