Djalë apo vajzë? Çifti i ri zbulon për herë të parë në studio gjininë e fëmijës që presin të vijë në jetë

Djalë apo vajzë? Kjo është pyetja dhe shqetësimi kryesor që shoqëron çdo pritje të ëmbël të ardhjes në jetë të një fëmije. Gjithmonë përgjigjen e kësaj pyetjeje e presin me tepër ankth prindërit dhe familjarët e tyre.

Vitet e fundit çiftet e reja po zgjedhin gjithnjë e më shumë që përgjigjen e kësaj pyetje ta kthejnë në një festë të madhe, të paharrueshme, emocionuese dhe plot kujtime. Këto ceremoni quhen “gender reveal” ose në shqip “ zbulimi i gjinisë” në të cilat prindërit dhe familjarët e tyre zbulojnë gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë.

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur Eni, vajza e cila ishte në pritje të ëmbël dhe dëshironte që të surprizonte bashkëshortin e saj, Françeskun në një mënyrë tepër të veçantë. Eni dhe Françesku janë martuar kohët e fundit dhe të dy janë në pritje që të bëhen prindër me fëmijën e tyre të parë. Në studio Eni tregoi se gjatë gjithë kohës kishte qenë Françesku që e kishte surprizuar atë në format nga më të ndryshmet.

Prandaj për këtë arsye, Eni kishte zgjedhur që të surprizonte dashurinë e jetës së saj, Françeskun duke e ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur”. “Të kam ftuar këtu për të të thënë që të dua shumë dhe sot është një ditë tepër e veçantë për ne. Sot ne do të zbulojmë se cila do të jetë gjinia e fëmijës që presim.”,- ishte mesazhi i Enit për Françeskun.

Nga ana tjetër e studios Françesku rrëfeu momentet kur ishte njohur me Enin dhe shprehu dëshirën e madhe që kishte që fëmija që po prisnin të ishte djalë.

Tepër të emocionuar, Eni dhe Françesku u vendosën përpara një kutie, nga e cila vetëm pak minuta më pas fluturuan tullumbaca të ngjyrës blu. Kështu të rinjtë, të përlotur kuptuan se foshnja e tyre do të jetë e gjinisë mashkullore dhe tanimë mbetet vetëm çështje kohe derisa ata të kenë në krah djalin e tyre.

Share With:
Translate »
5407 Views