Maturantja në protestë: U pranova në Harvard por mund të më shkatërrohet ëndrra

Jonada Shukarasi, maturante ekselente e gjimnazit “Partizani” dhe e sapo pranuar në universitetin e Harvardit, i është bashkuar protestës së bashkëmoshatarëve këtë të dielë. Makthi i saj i vetëm është nota e provimit të matematikës, një notë e ulët do të thotë lamtumirë Harvard!

“Unë këtë vit jam pranuar në universitetin e Harvardit, në gusht do të studioj Shkenca Politike. Po mendoj a do ta arrij dot notën 7 në provimin e matematikës, që është skandaloz

Mua mund të ma quajnë rënie drastike nga nota unë mund të humbas Harvardin vetëm nga provimi i matematikës, mesataren e kam 10 absolute.

Ka qenë ëndrra ime për shumë vite dhe nuk e prisja kurrë që do pranohesha, ishte mrekulli, thashë tani më janë hapur rrugët, mesatarja ime është 10.00”,- u shpreh maturantja Shukarasi.

Lexo edhe :  Testi i matematikës, maturantët sërish në protestë, bllokojnë Rrugën e Durrësit

Me pankarta kreative, nga personazhi i Turit tek Sindi, maturantet kërkojnë rivlerësim të shpërndarjes së pikëve të testit të matematikës, te cilin e konsiderojne te nivelit të vështirë mbi mesataren, te pakuptueshëm dhe plagjiaturë nga tekset e Cambrige.

Në shenjë proteste bllokuan rrugën pranë ministrisë së arsimit më pas marshuan pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Maturantët paralajmëruan se nesër do të mblidhen sërish në protestë në orën 17.00 pranë ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Share With:
Translate »
506 Views