47-vjeçari gjendet i vrarë brenda banesës, shoqërohen në polici gruaja dhe vajza e tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit. Dyshohet se Ylber Elezi është goditur nga familjarët e tij pas një sherri në familje. Nuk ka ende shumë të dhëna për rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se Ylber Elezi 47 vjeç është goditur në kokë.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë. Uniformat blu kanë thyer derën e banesës për t’u futur brenda. Ndërkohë që kanë konstatuar se bashkëshortja dhe vajza të ishin brenda dhe kanë thënë se Ylberi ishte në gjumë.

Policia e Matit ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

Share With:
Translate »
281 Views