Postimi i çuditshëm i Katy Price, alarmohen fansat
Katy Price ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit ditën e premte, për të postuar një fotografi të vajzës së saj, Princess, e cila ndodhej brenda lavatriçes. 10-vjeçarja është filmuar brenda makinës larëse, dera e së cilës ishte hapur. Edhe pse ishte duke buzëqeshur me duart e saj lart, fotografia menjëherë ka tërhequr vëmendjen e fanasve, ku disa prej tyre e cilësuan këtë situatë si papërgjegjshmëri dhe që duhet menjëherë të raportohet tek shërbimet sociale. “Syllambyllasi. Gjera Princess në lavatriçen tonë 18kg nga Carter ëash, zgjedhja më e mirë për të larë rrobat sa më shpejtë. Bërja e punëve të shtëpisë është kaq e thjeshtë sepse mund të lash shumë gjëra njëherësh”.