Fotoja e këtyre tre heroinave të vogla po bën xhiron e botës, mësoni sekretin e tyre…

Tri vogëlushe, të lindura me sindromën Down dhe me probleme në zemër kanë festuar ditëlindjen e tyre të parë. Harper, Catherine dhe Mae lindën brenda tre ditëve dhe iu nënshtruan një operacioni kirurgjikal në zemër. Pas një viti, ato duken të lumtura dhe të shëndetshme në setin fotografik, të quajtur ‘Three of Hearts.’ Nënat e tyre u takuan së bashku për të festuar rreth foshnjave të tyre me sindromën down, duke u shfaqur teksa japin gji. Fotografja Nicole Starr tha për Abc News: “Sot 1-vjecaret po ‘lulëzojnë’, luftëtaret dhe kampionet që kanë sindomën Down.” Seti u organizua nga Ella Gray Cullen, themeluesja e një fondacioni që ndihmon familjet të imagjinojnë jetën me sindromën down. Kështu nënat u takuan me së bashku, duke krijuar një lidhje shumë të ngushtë.

Share With:
Translate »
869 Views