E dhimbshme! Pas mbytjes së 13-vjeçarit, vëllai i tij tenton të vetëvritet

Pas humbjes së Valentin Çarkaj në familjen Çarkaj nga Hoti i Ri në Shkodër ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë. Vëllai i 13-vjeçarit që u gjet i mbytur pasi ishte zhdukur prej disa ditësh ka tentuar t’i japë fund jetës. Mësohet se Kristjan Çarkaj 18 vjeç ka tentuar që të vrasë veten, duke konsumuar fostoksinë, raporton gazetari i “Panorama”. Për fat ai është parë në kohë nga familjarët, të cilët e kanë dërguar në spitalin e Shkodrës ku ka marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekesore duke mundur të mbijetojë.

Share With:
Translate »
914 Views