Psikologët: Pedofilia është çrregullim i shëndetit mendor

Pedofilia është çrregullim i shëndetit mendor. Psikologia, Silvana Loka tha së në vendin tonë nuk ka një program specifik trajtimi për personat e diagnostifikuar me këtë çrregullim. Ndërkohë që u bënë thirrje prindërve të mbajnë një komunikim të hapur me fëmijët e tyre për ta parandaluar në kohë atë. 

Një person që vuan nga pedofilia në periudhë të hershme të jetës së tij fillon dhe kupton se terheqja seksuale ndodh përgjithësisht kur ai është i rrethuar nga minoren.  Psikologia, Silvana Loka shpjegon se pedofilia ne vetvete është një sëmundje e shëndetit mendor dhe rastet janë të shumta.

Silvana Loka, Psikologe: Pedofilia është parafili që do të thotë se është një çrregullim i shëndetit mendor i cili nënkupton se orientimi seksual i personave që kanë këtë diagnozë të shëndeti mendor është i drejtuar ndaj fëmijëve. Që do të thotë një person pedofil eksitimi seksual, orientimi seksual e ka të fokusuar tek fëmijët. A trajtohet si çrregullim i shëndetit mendor në Shqipëri? Për persona që diagnostikohen me këtë çrregullim sigurisht që trajtimi është brenda suazës së çrregullimeve të shëndetit mendor.

Ajo thotë se një pedofil mund të gjendet kudo, ai është një person i cili nuk vjen nga një shtresë e caktuar e shoqërisë, moshë e caktuar apo nga begraunde të caktuara. Por cilat janë shenjat që e bëjnë të idendifikueshëm nje pedofil?

Silvana Loka, Psikologe: Afria e tepërt me fëmijen, dhënia e afeksionit fizik edhe atëherë kur është i papërshtatshëm, nxitja që këta persona maxhoren bëjnë vazhdimisht që fëmija të jetë nën kujdestarinë e tyre, në pranine e tyre, në aktivitetin e tyre të përditshëm.

Dhe cilat janë shenjat që paraqetë viktima e pedofilisë?

Silvana Loka, Psikologe: Kur fëmija fillon të mbyllet ne vetëvete apo ka çrregullime të gjumit, të ngrenit, ka halucinacione të humorit, ka tendencën që të shmangi daljen në vende publike që presupozohet që ai të ketë pikasur apo të jetë ngacmuar apo mund të jetë edhe prekur apo dhunuar seksualisht nga pedofili.

Në fund, psikologia  Silvana Loka, bën thirrje se pedofilia duhet parë si një sëmundje dhe personi duhet të idendifikohet dhe të ndihmohet.

Share With:
Translate »
764 Views