Adoleshentja 17-vjeçare krijon një aplikacion për të ndihmuar motrën që nuk dëgjon

Një adoleshente meksikane ka krijuar një aplikacion për të ndihmuar motrën e saj që nuk dëgjon të komunikojë.

Aplikacioni i Estrella Salazar, i quajtur “Hands with voice” ndihmon në ndërtimin e komunikimit midis personave që kanë probleme me dëgjimin dhe flasin duke përdorur gjuhën e shenjave me të tjerët. Ky aplikacion ndihmon njerëzit të kalojnë nga gjuha e shenjave në tekst ose zë, dhe anasjelltas.

“Interesi lindi nga motra ime 25-vjeçare, e cila vuan nga humbja e rëndë e dëgjimit. Unë u frymëzova nga diskriminimi ndaj saj, shikimet dhe komentet nga shokët e klasës, fqinjët, mësuesit dhe të afërmit. Kjo është ajo që më frymëzoi të pyesja veten: “Çfarë po bëj për të ndihmuar motrën time?” tha Salazar.

17 vjeçarja që mbaroi shkollën e mesme para tre vitesh dhe tani studion në universitet për inxhinieri bioteknologjie shpreson të lançojë aplikacionin e saj këtë vit.

Share With:
Translate »
243 Views