Leonardo DiCaprio e ka ndier që në barkun e nënës këtë rol

Leonardo DiCaprio po planifikon të luajë në filmin që mban emrin e tij. Sipas thashethemeve “Paramount” ka marrë të drejtat e prodhimit të biografisë së artistit Leonardo da Vinci. Sipas “Deadline”, roli mendohet të jetë shumë domethënës për DiCaprio, i cili raportohet se është quajtur Leonardo pikërisht për shkak të piktorit të famshëm të Mona Lisa dhe Last Supper. Sipas artikullit të publikuar, nëna e aktorit ishte duke parë pikturat e da Vinci në momentin ka ndjerë për herë të parë lëvizjen në bark kur ishte shtatzënë.

 

Share With:
Translate »
652 Views