Historia prekëse/ Pas 50 vitesh dyshime, zbulon se është ndërruar në maternitetin e Peqinit dhe gjen nënën biologjike
Historia e sotme e programit “E diela shqiptare”, si një skenar filmi. Shegushja nga Peqini kërkoi që javën e kaluar të shuante dyshimet e saj, pas më shumë se 50 vitesh. A ishte vajza e familjes ku u rrit?
Ajo tregoi sesi dy gra në atë kohë lindën në një ditë. Dhe me kalimin e kohës gjithë qyteti thoshte se dy vajzat e vogla ishin ndërruar në maternitet.
“Unë u rrita në familjen me ngjyrë. Ajo që thuhet se është nëna ime, nuk është e kësaj race. Isha bionde dhe i ngjaja Nailes, asaj që thoshin se ishte nëna ime biologjike. Kurse vajza e saj i ngjante Xhemiles, nënën që më rriti mua”, tregoi Shegushja javën e kaluar dhe me dëshirën e vëllait të saj, me të cilin u rrit e për të cilin dyshonte se nuk janë motër e vëlla biologjik, iu nështrua live analizës gjenetike të ADN-së.
Në programin e sotëm Ardit Gjebrea i dha pëgjigjen që priste gjithë jetën. Shegushja është ndërruar në maternitet. Dyshimet e një jete nuk ishin më kot. Ajo ishte rritur në familjen që nuk ishte biologjikisht e asaj.
Historia vazhdon më tej. Një tjetër analizë ADN-je vërtetoi gjithashtu se Shegushja është vajza biologjike e Nailes. Një lehtësim, por edhe tronditje, vetëm për shkak të një pakujdesie…