VIDEO/ Heroina e vogël në një luftë të madhe, Solomiya performon me flaut dhe mbledh fonde për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës

Fëmijët me gjestet e tyre prekëse në mbështetje të Ukrainës, janë duke u bërë gjithmonë e më tepër fytyra e luftës për liri, në një vend ku agresioni rus ka goditur me të gjithë egërsinë që e karakterizon Moskën zyrtare.

Së fundmi rrjeti është mahnitur nga pamjet e xhiruara në qytetin e goditur rëndë nga lufta, të Dnipros.

Aty një vajzë e vogël ukrainase, e quajtur Solomiya Reut i bie flautit në rrugë për të mbledhur sadopak para që do të shkojnë si ndihmë për ushtrinë e vendit.

E mbështjellë me flamurin verdhe-blu vogëlushja performoi në qendër të Dnipro-s dhe arriti të grumbullojë rreth 200 euro për të ndihmuar forcat që mbrojnë bashkëkombësit e saj.

Share With:
Translate »
158 Views