56-vjeçarja shtatzënë me fëmijën e të birit: Mezi po pres të lind mbesën time

Një gjyshe ka dalë vullnetare për të ndihmuar të birin dhe gruan e tij të zgjerojnë familjen e tyre duke shërbyer si nënë surrogate.

Nancy Hauck, nga Utah, SHBA, u ofrua të mbante fëmijën e djalit të saj pasi gruaja e tij, Cambria, 30 vjeç, pati një lindje traumatike me binjakët e dytë.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të mbetesha shtatzënë në moshën 56-vjeçare apo se kjo do të ishte e mundur, por është gjëja më e bukur”, shpjegoi Nancy.

Jeff dhe Cambria tashmë kanë dy grupe binjakësh, por donin të zgjeronin ende familjen e tyre. Megjithatë, pas lindjes së vështirë të fëmijëve të tyre më të vegjël, Cambria iu nënshtrua një histerektomie.

Fatmirësisht, Nancy doli vullnetare për të ndihmuar.

Kjo gjyshe 56-vjeçare është shtatzënë me

PHOTO CREDITS: SWNS

Ajo iu nënshtrua testeve për të parë nëse ishte e përshtatshme nga ana mjekësore për të mbajtur fëmijën, duke shpjeguar:

Nancy filloi trajtimin hormonal pasi mori miratimin nga mjekët. Pasi trajtimi hormonal përfundoi, mjekët transferuan një nga embrionet e Jeff dhe Cambria te Nancy.

“Shtatzënia ka qenë shumë e ngjashme me mbajtjen e djalit tim, por unë kam patur më shumë të përziera,” tha ajo.

Megjithatë, bashkëshorti i Nancy, Jeff dhe Cambria e kanë ndihmuar atë pafund.

Cambria është jashtëzakonisht mirënjohëse për veprimin e vjehrrës së saj, duke shtuar:

“Ajo po sakrifikon shumë për ne dhe familjen tonë dhe ne ndihemi kaq mirënjohës. Ka qenë kaq e mrekullueshme dhe e bukur të shohësh Nancy-n teksa mban vajzën tonë të vogël.”

Siç mund ta imagjinoni, çifti është jashtëzakonisht i emocionuar për të mirëpritur vogëlushen e tyre të re.

Kjo gjyshe 56-vjeçare është shtatzënë me

PHOTO CREDITS: SWNS

Share With:
Translate »
140 Views