Nëna dhe dy vajzat binjake gjenden të vdekura në tualetin e shtëpisë

Një nënë dhe vajzat e saj binjake janë gjetur të vdekura, por policia beson se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje. Nëna quhej Celisa Henning, 41 vjeç dhe binjaket 6-vjeçare, Makalya dhe Addison. Ato u zbuluan pasditen e së hënës në tualetin e shtëpisë nga burri i Celisa dhe njëkohësisht i ati i vajzave, Chicago Tribunereported. 


Ndërsa pritet për autopsitë që të konfirmohet shkaku i vdekjes, policia raporton se ato kanë gjetur vdekjen nga plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ndaj po vazhdojnë hetimet. Dennis Henning, vjehrri i Celisa-s dhe gjyshi i binjakeve tha se mbesat e tij kishin qëndruar me të ëmën në shtëpi dhe se djali i tij, i cili punon si hidraulik, ka tentuar gjatë gjithë ditës të kontaktojë me to, por nuk i janë përgjigjur. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Chicago mbërriti në shtëpi rreth orës 15:30, ku u përball me trupat e pajetë të bashkëshortes dhe vajzave të tij. I ati i tij shtoi: “Ai është i pikëlluar. Është një tragjedi. Shpresoj dhe i lutem Zotit që të mund ta përballojë.” Një prej fqinjëve, Joan Paul, e përshkroi Celisan si një nënë të devotshme që i dashuronte fëmijët e saj. Ai tha: “ Nëse ajo e ka bërë këtë, nuk e imagjinoj tmerrin në zemrën e saj. Binjaket ishin jeta e saj. Celisa ishte një nënë e mrekullueshme.” Policia nuk pranoi të diskutonte për vdekjen e nënës dhe binjakeve, por e përshkroi vdekjen e tyre si “një incident tragjik”. 

 

Share With:
Translate »
1228 Views