Nga mjelja e lopëve në ndihmë të fëmijëve autikë. Njihuni me historinë e artizanit shqiptar

Shkëlzen Veseli është shqiptari krutan i cili prej 9 vitesh jeton në Itali. Ka ardhur në vendlindje vetëm për festat e fundvitit.

Historia e tij është mjaft frymëzuese për këdo që e dëgjon. E ka nisur punën në një baxho, ka kaluar në hipoterapi për fëmijët me spektër autik si një punë vullnetare e tashmë punon si artizan.

Shkëlzen tregoi për periudhën kur është larguar nga vendi drejt Italisë.

Shkëlzen Veseli: Fillimisht kam punuar marangoz shumë vite, pastaj ika jashtë shteti. Ika në Itali në moshën 21 vjeçare, atje fillova të mjel lopë, pasdite bëja baxho qumështi. Fillesat ishin shumë të vështira. Nuk të ndihmo askush. Çdo ditë mendoja të kthehesha.  Pas 1 viti ndryshova punë fillova punë me kuaj dhe  vullnetarisht mësova të bëja hipoterapi për fëmijët autikë. Kam punuar 5 vite, ju mësoja shumë gjëra. Kam arritur ti mësoj dhe makinën. Unë e bëj këtë gjë pasi e ndjeja shumë dashurinë që transmetojnë.

Historia e tij vijon më tej. Ishte krejt e rastësishme puna e tij si artizan.

Shkëlzen VeseliKur u largova nga puna te kuajt mora një shtëpi dhe thash të bëj një shqiponjë. E vendosa sipër oxhakut dhe e publikova në rrjetet sociale. Më kanë shkruar me mijëra njerëz më kërkojnë shqiponjën. Është i gjithi punë dore. Ka 2 vite e gjysmë që merrem vetëm me punimin e shqiponjës. Punoj rreth 15 orë në ditë. Porositë vijën më shumë nga shqiptarët, emigrantët. Çdo porosi ka specifikat e veta.  

Ai thotë se po mendon ta zgjerojë më tej biznesin e tij. /Oranews

Share With:
Translate »
102 Views