Preeklampsia pas lindjes, ja se çfarë duhet të dini
Hipertensioni dhe proteinat e shumta në urinën tuaj janë dy nga gjërat që e karakterizojnë preeklampsinë pas lindjes.
Zakonisht, preeklampsia pas lindjes mund të zhvillohet 48 orë pas lindjes, por mund të jetë e pranishme edhe pas gjashtë muajve shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Preeklampsia pas lindjes mund të shkaktohet nga disa faktorë, të tillë si hipertensioni në shtatzëninë paraprake, historia familjare, mosha e nënës, mbipesha dhe diabeti i tipit 1 apo 2.
Duke marrë parasysh faktorët që mund të dërgojnë në preeklampsinë pas lindjes është mirë që të njoftohemi edhe me simptomat përcjellëse të saj.
Shenja e parë paralajmëruese e preeklampsisë pas lindjes është rritja e presionit të gjakut apo hipertensioni.
Kjo është arsyeja pse profesionistët shëndetësor e monitorojnë presionin e gjakut brenda 48 orëve pas lindjes dhe vazhdimisht deri në 6 javët e para të foshnjës suaj.
Përveç kësaj, shenjat tjera që paralajmërojnë se keni preeklampsi pas lindjes janë: dhimbja e kokës, shtim i papritur në peshë dhe çrregullime vizuale.