Pakoja e Madhe, Rama: Sipas premtimit, nënat kryefamiljare e përfituan bonusin

Pakoja e Madhe është hapur që prej një janarit ku kanë përfituar nënat të cilat janë me 3 fëmijë dhe nuk kanë mundësi të futen në punë, personat me ndihmë dhe përkrahje sociale. Po ashtu, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara morën nga 8.000 lekë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama është shprehur se tashmë nënat kryefamiljare e kanë marrë bonusin e premtuar.

“Të gjitha nënat kryefamiljare e morën këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur”, shkruan Kryeminstri Rama.

Share With:
Translate »
105 Views