Po i bënte nënës shtatzënë foto nudo në Dajt, fotografja: Po kalonin makina dhe shikonin…

Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kanë qenë të ftuar sipërmarrësja Greiss Petroviç, fotografja Armejsa Kullolli dhe fotografi Armand Habazaj. Tema që u diskutua ishte për trendin e fotove nudo që bëjnë nënat shtatzënë kohët e fundit. Armejsa Kullolli tregoi një rast, ku një nënë e cila ishte 6 muajsh kishte dëshirë të realizonte një set fotografik nudo në natyrë dhe ia arritën me sukses, pavarësisht se në Malin e Dajtit ku realizuan fotot kishte edhe shumë lëvizje, vajza u zhvesh nga komplekset dhe arritën qëllimin që dëshironin.

Katerina Trungu: Të bërit foto në shtatzëni është diçka që mund ta quajmë si trend në rritje dhe që po mungon kompleksi i vajzave për të dalë para fotografit ose fotografes, nudo. Së fundmi ke realizuar disa fotografi që mua më tërhoqën vëmendjen se në rastin konkret nuk ishin në studio, që deri diku je e sigurt që vetëm ti je dhe fotografi. Ishin në natyrë.

Armejsa Kullolli: Po dhe ishte shumë afër Tiranës. Rastësisht më shkruan një vajzë dhe thotë që unë jam në muajin e 6, unë kam dëshirë të bëj një set nudo dhe që në qasjen e parë, idea ishte pse nuk bëjnë të tjerët foto nudo në natyrë? U lidhëm direkt me njëra-tjetrën, që unë mendoj se ka rëndësi, të paktën përsa i përket realizimit të fotografive, tekstualisht të lëkurës. Zgjodhëm një vend shumë rastësor në Dajt që duhet theksuar se kishte goxha vijueshmëri nga njerëzit domethënë, nuk është se ishim të fshehura, kaluan goxha njerëz gjatë asaj kohe. Ato 10 minutat e para duhet të them që kishte pak fare siklet, unë jo. Unë jam e mësuar, domethënë në kaq pak vite karrierë sa kam, kam parë mjaftueshëm trupa nudo dhe i kam parë në momentin më të bukur të jetës që janë shtatzënë. Kështu që për mua është pjesa më e bukur e trupit të femrës.

Katerina Trungu: Njerëzit si reaguan?

Armejsa Kullolli: Njerëzit kalonin me makinë, nuk ishte rrugë këmbësore, kalonin shumë shpejt mendoj unë për të dhënë një lloj reagimi që kështu nuk patëm asnjë gjë të tepruar. Goca ishte shumë rehat edhe pavarësisht se ambienti ishte shumë i hapur kishte dhe momente që thoshte dhe po të më shohin ok çfarë po shohin se unë po bëj fotot e mia.

Katerina Trungu: Mirë, ajo po bën fotot e saj, por është e zhveshur.

Armejsa KullolliUnë mendoj që ka të bëjë shumë me personin.

Katerina Trungu: Thyhen pak rregullat këtu.

Armejsa Kullolli: Absolutisht, unë jam me mendimin që fotografia futet tek ato që duhet thyer një çikë rregulli. Si set ka qenë shumë i thjeshtë, për ne të dyja ishte shumë i bukur për t’u fokusuar tek bukuria e natyrshmërisë që ka shtatzënia.

Katerina Trungu: Je e kënaqur?

Armejsa Kullolli: Absolutisht dhe ajo është e mrekulluar. Pasi mori fotot ajo tha unë do jem gjithë jetën mirënjohëse për fotot dhe guximin që mora.

Share With:
Translate »
106 Views