Momenti emocionues kur vogëlushi shikon qartë babain për herë të parë

Ky vogëlush nuk mund të shihte qartë. Fatmirësisht, shikimi i tij u rregullua me syze dhe ai ishte në gjendje të shihte fytyrën e babait të tij për herë të parë.

Reagan Caldwell ka pasur një infeksion pak kohë pas lindjes. Si rezultat i komplikimeve, ai vuajti nga pamja jo e qartë.

Kur Reagan mbushi nëntë muaj, ai vendosi syze të veçanta. Babai i tj, Brandoni u vendos në Antarktikë me Forcat Ajrore. Pas dy muajve, ai u kthye në shtëpi.

Amanda Caldwell e ka filmuar dhe postuar videon e ribashkimit në facebook. “Kjo është hera e parë që ai e sheh të atin me syze pas dy muajsh largimi.”

Duke buzëqeshur vesh më vesh, Reagan vendosi kokën e tij në krahërorin e të atit, sikur i thoshte “ti je babai im.”

Share With:
Translate »
896 Views