Burri vret gruan dhe pesë fëmijët, kërkon të dënohet me vdekje

Pa ju dridhur dora, një burrë në Florida të Shteteve të Bashkuara ka vrarë gruan dhe 5 fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para tetë viteve, por Mesac Damas u shpall fajtor të martën dhe mund të dënohet me vdekje. Pikërisht kjo ishte edhe kërkesa që ai vetë kishte, të dënohet me vdekje. Fakt ky që vërtetohet edhe nga prokurorët. “Unë e dua familjen, gruan dhe fëmijët e mi. Por kjo tashmë ndodhi. Nuk kam asnjë përgjigje për këtë. Do të doja të kisha përgjigje, por s’kam.”, tha Damas në gjykatë. “Kur të jem përballë Perëndisë, do t’i bëj shumë pyetje. Për momentin, unë do të mbështetem në Zot dhe i kërkoj falje gjithë botës për këtë që kam bërë” Damas pranoi se ka vrarë familjen e tij dhe kur e pyetën pse, ai u përgjigj “vetëm Zoti e di”. Prokurorët po kërkojnë dënimin me vdekje për të. Por edhe Damas ka kërkuar të vritet.

Share With:
Translate »
873 Views