Ka veshur gjithë jetën të njëjtën bluzë, e bija i zbulon sekretin

Një vajzë ka zbuluar arsyen se përse babai i saj ka veshur të  njëjtën bluze për 20 vite rresht. Përdoruesja e Twitter me emrin Ria ndau arsyen online duke postuar një foto të babait të saj, i cili ka veshur një bluze të vjetër të prodhuar dy dekada më parë. Pasi po pastronte dhomën e gjyshit të saj pas vdekjes, 24-vjeçarja nga Japonia gjeti një fotografi të dy prindërve të saj në muajin e mjaltit dhe babai i saj kishin veshur të njëjtën bluze, të cilën ajo ishte mësuar t’ia shihte veshur ndërsa rritej. Dhe në këtë moment çdo gjë kishte kuptim për Rian. Nëna e saj ndërroi jetë para 18 vitesh dhe babi i saj i pikëlluar mbante veshur bluzen si kujtim të çmuar të gruas që donte. Ria postoi dy fotografi të vjetra të prindërve dhe një foto të re të babait të saj, tashmë rreth 60-vjeç, që mban të njëjtën bluzë polo. “Pyesja veten se përse ai mbante atë bluze të vjetër? Përse nuk blinte një të re? Kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të mabnte një kujtim kaq të veçantë për të,”-tha ajo për Buzzfeed News

Share With:
Translate »
1017 Views