Shkolla po fillon, çfarë duhet t’i thoni fëmijës në ditën e parë | Nga Lira Gjika

Në 11 shtator fillon shkolla dhe shumë prej fëmijëve ulen për herë të parë në bankat e mësimit. Me këtë rast Lira Gjika shkruan:
“Prindër flisni me fëmijët tuaj, tregojini se çfarë keni përjetuar kur ishit edhe ju në këtë fazë të jetës. Tregojini për frikrat, mërzitë dhe përtesat që provonit. Flitini për sforcon që ju është dashur të bënit që tja dilnit të mësonit dhe t’i bënit mirë detyrat. Por edhe pyetini se çfar ata ndjejnë, a provojnë edhe ata të tilla ndjesi apo e kanë më të lehtë? Prindërit e fëmijëve që shkojnë për herë të parë në shkollë, të jenë akoma më të vëmëndëshëm. Fëmijët e tyre përjetojnë nga mbajtja e frymës, deri te nervozizmi i pakontrolluar e gati pa shkak, por edhe kënaqësi që më sëfundi erdhi dita të jenë edhe ata në shkollë si gjithë të rriturit. Shpjegojani që është normale që të provojnë ndjesi të tilla, përndryshe si do ja dalin ta realizojnë mirë këtë detyrë të rëndësishme ndaj vetes: të bëhen të shkolluar e të zot, që të zbulojnë botën, ta mirëmbajnë atë, madje edhe më mirë se prindërit e tyre. Flisni prindër këto ditë me fëmijët, mos i lini vetëm me ankthin e madh të shkollës”. 

Share With:
Translate »
1054 Views