“Botë e dashur”- libri i Bana Alabed, 8-vjeçares siriane që tronditi botën

Frazat si, “kam nevojë për paqe”, “kam frikë se mos vdes sonte” “boll na vratë”  “unë vetëm dua të jetoj pa frikë”, janë disa prej shumë fjalëve të fuqishme që Bana Alabed nisi të shkruante në 24 shtator, të vitit të kaluar. Mesazhet prekëse që tetë vjeçarja, shkruan në Twitter, kanë prekur gjithë botën, si edhe i ka dhënë zë miliona fëmijëve të pafajshëm. Herë më video e në raste të tjera, me vetëm 3 fjalë, tetë vjeçarja përshkruante horrorin që ajo dhe familja e saj po përjetonin në Siri. Një vit më pas, 8 vjeçarja vjen me një libër, i cili është më shumë se kujtime dhe të vërtetat e tmerrshme, të rrëfyera nga Bana. “Një histori dashurie dhe kuraje, përballë brutales dhe terrorit, kjo është dëshmia e një fëmije, e cila ka duruar të paimagjinueshmen,” kështu e quan “Dear World”, shkrimtarja e famshme, J.K. Rowling. Libri do të publikohet në datën 3 tetor.

“Dear World” është më shumë se thjeshtë historia e një familje në rrezik nga lufta, është perspektiva e një vogëlusheje përballë krizës më të madhe të njerëzimit në histori. Bana humbi shoqen e ngushtë, shkollën, shtëpinë dhe vendlindjen e saj. Por, ajo nuk ka humbur shpresën, për veten dhe gjithë fëmijët e tjerë në botë, të cilët janë viktima dhe refugjatë të luftës. Për të gjithë ata, që meritojnë një jetë më të mirë. “Dear World” nuk është vetëm një kurajo për ata të cilët janë prekur nga lufta, por është edhe për ne, të cilët jemi larg nga bombat, shkatërrimet dhe tragjeditë e pafajshme. Është kurajua e një vogëlushe dhe fuqia e patjetërsueshme e shpresës. Është një histori që do iu ndryshojë, botën do ta shihni ndryshe, sepse fjalët e Banës të drejtohen ty, ‘e dashur Botë’.

 

Share With:
Translate »
704 Views