Foshnja qante natën dhe nuk e linte të flejë, nëna e mbyt

E mbyti djalin e saj vetëm tre muajsh, pasi nuk e linte që të flinte. Nën akuzën e vrasjes së foshnjës së saj është vënë Samantha Knisley, 22 vjeçe nga Kent, në Ohio, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vogëlushi dhe nëna po flinin bashkë në krevat, kur gruaja pa se vogëlushi po rrotullohej në gjithë krevatin. E shqetësuar në mes të gjumit natën mes të mërkurës dhe të enjtes, e mbyti djalin e saj duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas këtij veprimi lajmëroi policinë, duke thënë se djali i saj nuk po merrte më frymë. Por nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezultoi se gruaja i kishte zënë frymën foshnjës së saj. Knisley u arrestua nga policia, ndërkohë që vijojnë ende hetimet për të zbuluar dinamikën e ngjarjes. 

Share With:
Translate »
977 Views