5 fakte që prindërit duhet t’i dinë patjetër për dhëmbët e fëmijëve

1.Shumicës së bebeve u zhvillohen dhëmbet gjatë periudhës 6-12 muajsh.

Periudha e daljes së dhëmbit të parë ndryshon në varësi të bebes.Disa bebe mund të mos kenë asnjë dhëmb deri në moshën 1 vjeçare. Gjatë tremujorit të parë të jetës bebet fillojnë të eksplorojnë me gojën e tyre duke futur vazhdimisht duart në gojë. Pavarësisht se prindërit mendojnë se dhëmbët po fillojnë të dalin, periudha e daljes së dhëmbit të parë është në hyrjen e muajit të gjashtë. Në moshën 3 vjeçare te gjithë dhëmbët e fëmijës do të kenë dalë.

2.Mineralet duhet të shtohen në dietën e fëmijës suaj që në moshën 6 mujore.

Mineralet e klorit ndihmojnë në parandalimin e shkatërrimit të dhëmbëve dhe luftimit të armiqve të tyre. Këto minerale i gjejmë në paketimet e ujit që blejmë në marke. Jepini fëmijes suaj një gotë ujë mineral çdo ditë, por sigurohuni që të konsultoheni me dentistin nëqoftëse uji e përmban këtë kripë apo fëmija ka nevojë për t’a artificialisht.

3.Çamçakëzët e sheqerosur, ushqimet shumë të ftohta ose shumë të ngrohta ndikojnë në dobësimin e zmaltit të dhëmbëve të bebes.

Gjatë periudhës kur dhëmbët fillojnë të shpërthejnë, fëmija fillon të grindet. Zonat rreth dhëmbëve fillojnë të acarohen dhe të fryhen. Prindërit duhet tu japin fëmijëve mjetet e posaçme për kruarjen e dudave. Në disa raste dalja e dhëmbëve shoqërohet me temperaturë të lartë , çka do të thotë se duhet te konsultoheni menjëherë me pediatrin.

4.Është shumë e nevojshme larja e dhëmbëve te bebes me pastë dhëmbësh fluoride dy herë në ditë.

Sapo dhëmbi i parë të dalë, prindërit duhet të fillojnë menjëherë t’ua lajnë dy herë në ditë, sidomos pas vakteve ushqyese. Kini kujdes në madhësinë e furces që zgjidhni , ajo duhet t’i përshtatet madhësisë së gojës dhe të sigurojë lehtësi në përdorim.

5.Konsultimi me dentistin dhe përdorimi i produkteve të sigurta është pika më e rëndësishme e shëndetit të dhëmbëve të bebes.

Nga sa përmendëm më parë, duket të theksojmë sërish konsultimin e vazhdueshëm me dentistin dhe pediatrin. Nënat duhet të bëjnë shumë kujdes me pastat e dhëmbëve dhe produktet e tjera të shëndetit të gojës së bebes. Sapo të dalë dhëmbi i parë duhet të takoni dentistin për informacione më të detajuara.

Përktheu: B. Lica

Share With:
Translate »
2326 Views