Rozana Radi: “Me ikjen e prindërve më ndjek frika e vdekjes”

Gjithnjë e kemi njohur si atë vajzën që di të bëjë shumë gjëra njëkohësisht, që 24 orët e ditës, për të janë mundësia për ta kthyer aftësinë në art. Rozana Radi padiskutim mund të quhet një ndër personat me shumë talente e viti që lamë pas ka qenë kulmi i suksesit të saj.

Ajo fitoi çmimin e parë në “Kënga Magjike”, nisi një ekperiencë të re si moderatore në emisionin investigativ në “Boom”, si skenariste e “Dance With Me” , si aktore filmi e teatri e së fundmi hapi dhe një biznes fustane eventesh i cili deri tani i ka rezultuar i suksesshëm. Edhe pse sot është një nga figurat femërore më të realizuara në Shqipëri, jeta e Rozanës nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo i ka humbur të dy prindit herët dhe i është dashur të përballet e vetme me vështirësitë e jetës. Me pak fjalë, ajo e ka rrëfyer vetë jetën e saj në një postim pak minuta më parë në Instagram.

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre frika e vdekjes më ndjek ngado. Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr, dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë t’i shijoj disa “gazetarë”. Shkruaj dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj. Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare por ia kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ia zgjatur dorën askujt.”,- shkruan Rozana në postim.

Padiskutim fjalët e saj janë shumë frymëzuese dhe tregojnë se të gjithë mund t’ja dalin nëse mbledhin forcat dhe i vënë qëllim vetes se e ardhmja e tyre do të jetë e ndritur.

 

Share With:
Translate »
809 Views