Mësuesja pezullohet nga puna për shkak të veshjes

Kemi dëgjuar shumë histori në lidhje me fëmijët që janë pezulluar nga shkolla pasi kanë thyer kodin e veshjes, por rrallë për mësues.

Një mësuese në ShBA është ndaluar që të veshë rrobat e saj në shkollë pasi konsiderohen veshje të papërshtatshme.

Një fotografi e saj, ku fytyra nuk i është identifikuar ka nisur qarkullimin në rrjete sociale.

Ajo është më një fustan gri sipër gjurit dhe me një palë cizme të zeza të gjata.

Mësuesja i jep mësim fëmijëve të klasës së katërt, ndërsa shumë njerëz kanë komentuar se nuk ka arsye për tu pezulluar dhe kanë kundërshtuar këtë vendim.

Veshja e saj është e rregullt dhe nuk ka asnjë pjesë të trupit, përvec krahëve të ekspozuar.

Ndërsa të tjerë mendojnë se kjo cështje është vendosur si e tillë prej cizmeve të gjata.

Share With:
Translate »
793 Views