Dalin detaje nga tragjedia e trenjakëve në Durrës

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Tre vogëlushë u shkrumbuan brenda shtëpisë së tyre nga një pakujdesi.
Policia bëri me dije se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë e shkaktuar nga shkrepëset, me të cilat dyshohet se po luanin vogëlushët. Ata ishin mbyllur të tre në shtëpi, të vetëm.

Mamaja e tre 3-vjeçarëve, 30-vjeçarja Migena Koçi, bashkë me dy vajzat e tjera të moshës 8 dhe 10-vjeçe, kishin shkuar për vizitë tek gjyshja (pra, mamaja e Migenës).

Kanë qenë mbi 20 banorë të fshatit ata që kanë bërë të pamundurën për të shpëtuar vogëlushët nga flaka. Fëmijët ulërinin e qanin me të madhe brenda në shtëpi, por ishte e pamundur që ata të mbaheshin në jetë, duke qenë se dera kryesore ishte e kyçur dhe dritaret ishin me hekura.

Sipas policisë, trinjakët do të mund të ishin shpëtuar nëse dritaret do të ishin të pa siguruara me hekur.

Kur ka mbërritur në shtëpi, nëna e vogëlushëve ka vënë kujën, deri sa i ka rënë të fikët. Trupat e i të vegjëlve ndodhet në morgun e qytetit të Durrësit.

 

Share With:
Translate »
968 Views