Disa këshilla për temperaturën e dhomës së bebit

Temperatura e ambjentit është shumë e rëndësishme për fëmijën dhe sipas ekspertëve, gjatë dimrit ajo nuk duhet të jetë më e lartë se 20 gradë. Por si duhet të jetë ambjenti i shtëpisë për të qënë ideal për të porsalindurin? Temperatura e duhur dhe gjithcka tjetër për një ambjent në kushte ideale brenda shtëpisë.

• Temperatura në shtëpi duhet të jetë gjithmonë konstante;

• Temperatura ideale do të ishte 20 gradë, por në banjo mund të jetë edhe pak më e lartë, ndërsa në dhomën e gjumit jo më shumë se 18 gradë

• Dhoma ku fle fëmija duhet të jetë e ajrosur mirë dhe jo me ajër shumë të thatë;

• Nëse në shtëpi përdorni kalorifer, vendosni një lagështues ajri;

• Nëse shtëpia ka shumë lagështirë mund të instaloni një tharës ajri (janë aparatura të posaçme që mund t’i blini në dyqanet me elektroshtëpiake);

• E ajrosni mirë shtëpinë. Idealja do të ishte 3 herë në ditë: në mëngjes, në mesditë, dhe në darkë para gjumit;

• Nëse fëmija ka lindur para kohe temperatura mund të jetë disi më e lartë, përkatësisht rreth 22-24 gradë me lagështirë 50%. Temperatura e ujit të banjos duhet të jetë rreth 36-37 gradë.

Share With:
Translate »
738 Views