Mes lotësh 14 vjeçarja që lindi në Korçë kërkon lirimin e partnerit: S’më mori me zor

Një 14-vjeçare lindi një ditë më parë në maternitetin e qytetit të Korçës, ndërsa pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari me inicialet D.K. pranoi që është babai i fëmijës. Ai u ndalua për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Sakaq në një intervistë të zhvilluar ditën e sotme nëna e 14-vjeçares shprehet se ishte në dijeni të raportit të vajzës së saj me 21-vjeçarin dhe se e mitura kishte vendosur me dëshirën e saj të jetonte me të.

Në një intervistë për Top Channel, Luljeta Jenuzi kërkon lirimin e dhëndrit.

E ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord. Dua që dhëndri të dalë sa më shpejt. Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç. Për ne nuk është problem mosha, ne në rracën tonë martohemi të vogla. Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë. Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti”.

Nga ana tjetër 14-vjeçarja, shprehet se e ka njohur me dëshirë partnerin e saj dhe me miratimin e prindërve dhe mes lotësh ka kërkuar lirimin e partnerit të saj:

Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur ne Elbasan. U thashë edhe prindërve të mi. Ata ranë dakord dhe kam një vit me të. Unë kam një fëmijë me të, përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha. Punonte ai, që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë, edhe ditën, edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, shprehet vajza.

Share With:
Translate »
55 Views