Si të dalloni një fëmijë të talentuar?
Ky term i referohet fëmijëve të talentuar, të cilët kanë aftësi ose cilësi të veçanta të cilat mund të duken edhe të mbinatyrshme.
Në vijim ju sjellim 10 karakteristika të fëmijëve indigo:
• Ata e dinë qëllimin e ekzistencës dhe e kanë vetëbesimin, i cili u mungon shumicës së njerëzve.
• E kanë një vullnet të fortë dhe një mënyrë unike për t’i kryer edhe gjërat më të thjeshta. Rregullat të cilat të tjerët i ndjekin për ata duken triviale (të parëndësishme).
• E injorojnë atë që pritet prej tyre dhe përqendrohen në atë që është e rëndësishme për ta. Kjo mund të shkaktojë mosmarrëveshje me prindërit dhe mësuesit.
• E refuzojnë çdo gjë që u imponohet, dhe kjo mund të jetë një sfidë e vërtetë për prindërit. Metodat standarde të edukatës, në këtë rast, nuk janë efektive.
• Fëmijët indigo mund të jenë tepër emfatikë ndaj të tjerëve dhe ta kenë zgjuarsinë e njerëzve dyfish apo trefish më të moshuar.
• Për shkak të natyrës së tyre të pazakontë, familja dhe miqtë e tyre i përjetojnë si asocialë (jo të shoqërueshëm). Përjashtim është nëse takohen me fëmijët e tjerë indigo, të cilët i kuptojnë plotësisht.
• E kanë një aftësi të mahnitshme intuitive. Shpesh i dinë/parandiejnë gjërat, të cilat të tjerët nuk mund t’i kuptojnë.
• Janë të zgjuar dhe kanë ide të pabesueshme. Mund të ofrojnë zgjidhje të thjeshta për probleme komplekse.
• Inteligjenca e tyre e lartë, e kombinuar me një mënyrë kreative të të menduarit, mund të shkaktojë vështirësi në shkollë.
• Truri i tyre mund t’i procesojë shumë më shpejt informacionet. Kjo energji e rritur, nëse nuk balancohet, mund të shkaktojë anksiozë, depresion, mungesë të përqendrimit dhe hiperaktivitet