Meshkujt që duan të bëhen baballarë, duhet të mbajnë rregjim ushqimor

Në momentin që një çift planifikon të sjellë në jetë një fëmijë, shpesh është nëna ajo e cila duhet të tregojë kujdes në mënyrën e të ushqyerit. Por sipas një studimi të fundit, publikuar nga Universiteti i Cincinnati-t ka treguar se edhe meshkujt duhet të tregojnë po të njëjtin kujdes në momentet që tentojnë të ngjizin fëmijën.

Babai është përgjegjës për gjysmën e gjeneve te fëmija i tij, kështu mënyra e tij e jetesës apo ushqimet ndikojnë në cilësinë e spermës. Ky studim vjen menjëherë pas kërkimeve të shumta të shkencëtarëve rreth ndikimit që babai ka në shëndetin e fëmijës. Mjekët këshillojnë që meshkujt të cilët duan të bëhen baballarë të ndjekin të njëjtin regjim si edhe femrat. Konsumi i frutave, heqja dorë nga alkooli, cigarja apo kafeina duhet të praktikohen edhe nga meshkujt.

Share With:
Translate »
566 Views