Momenti prekës i fëmijës pasi mësoi për dënimin e përjetshëm të babait në Grupin Kumanova

Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi e një fëmije i cili kuptoi për dënimin e babait të tij në Grupin Kumanova. Prindi i këtij vogëlushi u dënua me burgim të përjetshëm. “Unë të prita të Lirë sot Babi, po ata të mbyllën Përjetshëm…”, thuhet në mbishkrimin e kësaj fotoje Gjykata Penale dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet.  Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat. Me burg të përjetshëm u dënuan: Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

 

Share With:
Translate »
702 Views