Prindërit e kishin neglizhuar, vogëlushi vizatoi sëmundjen e tij

Emre Erulkeroglu shtatë vjeç për muaj të tërë i është ankuar nënës së ka dhimbje të mëdha në kokë, kurse ajo kishte kaluar muaj të tërë duke u munduar ta zbulojë se çfarë po e mundon birin e saj.Megjithatë, vetëm kur pa vizatimin e tij e kuptoi se ai ndoshta mund të ketë tumor në kokë, dhe pasi u dërgua në spital, mjekët vendosën t’i bëjnë analiza të detajuara për ta konstatuar me saktësi se çfarë po e mundon vogëlushin. Aty e kuptuan se ai vuan nga migrena. Problemet shëndetësore të vogëlushit Emre filluan t’i shfaqen në fund të vitit 2015, kur në një mëngjes u zgjuar me kokë dhimbje të mëdha që e detyruan të vjell. Ata e kishin dërguar menjëherë te mjeku i cili u kishte thënë se dyshon që i biri i tyre mund të vuaj nga migrena. Megjithatë, kjo situatë nuk iu përsërit atij, dhe ata i kthyen në shtëpi.Megjithatë, atij i filluan dhimbjet më të mëdha në kokë që i zgjasin për javë të tëra. Ndërsa prindërit e tij insistonin që t’i nënshtrohet analizave të detajuara, dhe kështu vendosën ta fusin në rezonancë magnetike.Aty u është thënë se vogëlushi ka një cist në gjëndrën pineale të trurit, por se besonin se ajo nuk ishte burimi i dhimbjeve të kokës. Dhe kështu i kthyen sërish në shtëpi. Por, gjendja e tij sa vinte e përkeqësohej, dhe në fund e kuptuan se cisti ishte rritur aq shumë sa që kishte marrë formën e një cisti të tumorit i cili nuk mund të operohet. Ai tani është nën mbikëqyrje të mjekëve, dhe po presin nëse gjendja e tij shëndetësore do të përmirësohet.Dhe derisa nuk u ka mbetur asgjë tjetër përveç se të presin, nëna e tij Tiffany e ka ndarë historinë e saj me ueb-faqen “The Brain Tumor Charity” për të paralajmëruar të tjerët e në veçanti prindërit, të cilët duhet t’i dinë simptomat e tumorit në tru dhe t’i marrin seriozisht ankesat e fëmijëve të tyre.

 

Share With:
Translate »
782 Views