Vdesin tetë anëtarë të një familjeje mes tyre dhe gruaja shtatzënë
26 persona mbetën të vdekur pas një sulmi me armë zjarri në një kishë baptiste në Teksas, mëngjesin e së dielës gjatë mbajtjes së një meshe. Mësohet se tetë prej viktimave ishin prej së njëjtës familje, sikurse bëjnë me dije të afërm të tyre për CNN.
Viktimat i përkisnin moshës 5 – 72 vjeç, years old. Mes tyre gjendej një grua shtatzënë në muajin e pestë si dhe tre fëmijët e tjerë të saj. Gjithashtu janë vrarë edhe kunati i gruas shtatzënë së bashku me djalin e tij të vogël. Mes viktimave gjendej edhe vajza 14-vjeçare e pastorit të kishës.
Sulmi masiv me armë zjarri shokoi qytetin e vogël të Sutherland Springs, ndërsa agresori u identifikua si 26-vjeçari Devin Patrick Kelley.
Masakra u konsiderua më e madhe e këtij shtetit nga Guvernatori Greg Abbot.