Njihuni me 6-vjeçarin që fiton 11 milionë dollarë në vit nga YouTube

Ryan, “presidenti” 6 vjeçar i Ryan ToysReview, një kanali mjaft popullor në YouTube, është bërë një multi-milioner.

Sipas listës vjetore të Forbes Ryan arriti që të gjenerojë 11 milionë dollarë të ardhura për vitin 2017.

Kanali i Youtube menaxhohet nga prindërit e 6-vjeçarit, të cilët kanë prodhuar dhe publikuar video pothuajse çdo ditë që kur Ryan ToysReview filloi në mars 2015.

Kanali është hapur kur Ryan ishte vetëm 4-vjeç. Ai merret me rikrijimin e lodrave dhe pyeti prindërit e tij nëse mund ti publikonte edhe në YouTube. Aktiviteti filloi ngadalë deri sa në një video në muajin korrin të vitit 2015 u bë virale.

Aktualisht ai ka afër 800 milionë shikime.

Kanali tenton të shqyrtojë lodrat e reja ose produktet ushqimore të fëmijëve dhe videot zakonisht marrin komente serioze e entuzianste nga Ryan.

Share With:
Translate »
725 Views